18 shkurt 2021 – Presidenti Agim Ademi sot priti në takim zhonglerin e njohur kosovar, njëherësh rekordmenin e Guinness, Agim Agushi, e ku i pranishëm ishte edhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu.

Agushi shprehu mirënjohje për punën e mirë që po bëhet në FFK në krye me z.Ademi dhe theksoi se ndjehet krenar me Kombëtaren e Kosovës, sukseset e të cilës i quajti histori.

Krenarinë për rekordet e sportistit kosovar e shprehu edhe presidenti Ademi, duke thënë se sportistët si ai janë motiv për gjeneratat e reja.

Ai po ashtu e inkurajoi atë për të vazhduar me aktivitetin e tij derisa i ofroi edhe përkrahje.