22 shkurt, 2022 – Presidenti Agim Ademi ka pritur sot në zyrën e tij U.D. Drejtorin e përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, i cili ishte i shoqëruar nga producenti ekzekutiv i sportit në RTK, Artan Muhaxhiri. Gjatë këtij takimi presidenti Ademi e përgëzoi z. Ahmetxhekaj për detyrën e re, teksa u diskutuan format e bashkëpunimit të ardhshëm ndërmjet dy institucioneve, transmetimi i mundshëm i ndeshjeve të ekipeve kombëtare në televizionin publik, si dhe aktivitetet e tjera me qëllim të promovimit të futbollit, por që janë edhe në interes të publikut.