2 tetor, 2019 – Presidenti Agim Ademi po qëndron në Minsk të Bjellorusisë, ku është duke i zhvilluar punimet Komisioni HatTrick i UEFA-s. Gjatë ditës së sotme presidenti Ademi së bashku me anëtarët e tjerë të këtij Komisioni dhe anëtarë të KE të UEFA-s kanë vizituar qendrën kombëtare sportive të Bjellorusisë. Ndërkohë, punimet e Komisionit HatTrick do të vazhdojnë edhe nesër, ku do të shqyrtohen 12 projekte, të cilat presin miratimin dhe më pas 55 federatat anëtare do të kenë mundësi të konkurrojnë për të përfituar nga këto projekte.