7 gusht, 2018 – Përderisa ka ardhur për Këshillimin e gjyqtarëve  z. Alan Snoddy –instruktor i FIFA‐së, sot, e ka pritur presidenti Agim Ademi. Duke e falënderuar dhe uruar qëndrim të këndshëm në këto pesë ditë gjatë Këshillimit me gjyqtarë sa do të zgjasin ligjëratat, presidenti Ademi vuri në dukje rëndësinë e ngritjes profesionale të gjyqtarëve. FFK-ja e ka prioritet një gjë të tillë dhe vazhdimisht përmes këshillimeve të ndryshme qoftë në Kosovë dhe jashtë do të jetë në mbështetje të gjyqtarëve si dhe do të krijojë mundësi dhe hapësirën e duhur me standarde evropiane për gjyqtarë. Nga ana e tij, z. Alan Snodby, falënderoi presidentin Ademi për mikpritje duke theksuar se në Kosovë vjen me kënaqësi dhe gjyqtarët tuaj shpejt do të bëhen pjesë e Konventës së gjyqtarëve. FIFA i jep shumë rëndësi ngritjes së vazhdueshme profesionale të gjyqtarëve, sepse konsideron se janë segmente tepër me rëndësi në mbarëvajtjen e garave në çfarëdo  niveli qofshin ato. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë për arritjen e objektivave tuaj, ka theksuar Snodby.