14 korrik, 2018 – Kampionati botëror i futbollit “Rusia 2018” ka hyrë në fazën përfundimtare, ndaj presidenti i FFK-së z. Agim Ademi i ftuar nga presidenti i FIFA-s, z. Gianni Infantino, sot, ka udhëtuar për në Moskë për të marrë pjesë dhe për të ndjekur ndeshjen finale Franca- Kroacia si dhe ceremoninë përmbyllëse të kampionatit, e ku do të perfermojë edhe ylli i muzikës Era Istrefi që bashkë me presidentin Ademi do të përbëjnë dyshen e personave VIP nga Kosova. Ky është një rast i mirë jo vetëm për të shijuar momentet më të bukura që ofron pjesa finale, por për të pasur kontakte me shumë presidentë e përfaqësues të federatave të futbollit botëror. Presidenti Ademi do të qëndrojë disa ditë në Moskë dhe do të shfrytëzojë këtë qëndrim për të vënë kontakte me shumë personalitete të ndryshme nga komuniteti i futbollit për të shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit me shumë federata.