
PRESIDENTI I FFK-SË
Agim Ademi u lind më 19.10.1961. Është i martuar dhe jeton në Prishtinë. Ka magjistruar në shkencat e sigurisë dhe emergjencave, derisa njihet si biznismen i suksesshëm në fushën e ndërtimtarisë, hotelierisë dhe prodhimit. Nga viti 1975 deri në vitin 1988 ishte futbollist aktiv. Nga viti 1992 Agim Ademi kontributin e tij e dha në zhvillimin e futbollit kosovar, si kryetar dhe donator i KF “Kosova” (P), klub i cili në një periudhë pati paraqitje të suksesshme në elitën e futbollit kosovar. Nga viti 2000 e deri më 6 korrik, 2018 kontributin e tij e dha si zëvendëspresident i FFK-së, kurse nga kjo ditë iu besua posti i presidentit të FFK-së, ku u votua unanimisht nga 58 delegatët në Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor, me mandat katërvjeçar 2018-2022, pasi pozita e presidentit kishte mbetur vakante pas vdekjes së legjendës së futbollit tonë, Fadil Vokrri. Ndërkaq, në prill të vitit 2022, ai, u rizgjodh në këtë pozitë me shumicë të votave të delegatëve edhe për mandatin e ri katërvjeçar 2022 – 2026