19 tetor, 2021 – Presidenti Agim Ademi ka marrë telegrame dhe mesazhe të shumta urimi në ditëlindjen e tij të 60-të. Presidentin Ademi gjatë mbledhjes së sotme online në TEP UEFA e kanë uruar presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Ky i fundit njëherësh i ka dërguar edhe një telegram, nëpërmjet të cilit e ka uruar për këtë ditë të veçantë dhe e ka falënderuar për punën dhe bashkëpunimin e sinqertë. Telegrame urimi kanë dërguar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, presidenti i Federatës italiane, Gabriele Gravina dhe presidenti i Federatës ukrainase, Andrii Pavelko, teksa mesazhe të shumta urimi kanë arritur edhe nga homologë tjerë dhe miq të shumtë.