24 maj, 2017 – Presidenti i FFK-së, z. Fadil Vokrri, ka pritur sot drejtuesit e KF “Lugina” nga Presheva. Me këtë rast presidenti Vokrri shprehu gatishmërinë e FFK-së për të bashkëpunuar me klubet shqiptare që veprojnë në Luginën e Preshevës. Të dy palët u pajtuan që të bashkëpunohet në seleksionimin e talenteve të rinj nga kjo trevë që do të mund t’i mbronin ngjyrat e Kombëtares së Kosovës në grupmosha të ndryshme si dhe për mundësinë që FFK-ja t’i ndihmojë trajnerët e interesuar nga kjo trevë për ndjekjen e kurseve për licenca të UEFA-s.