13 qershor, 2020 – Prishtina ka vazhduar me serinë e fitore pas rikthimit nga pushimi i gjatë për shkak të pandemisë. Bardhekaltrit e kryeqytetit, sot, në kuadër të javës së 24-t në Ipko Superligë kanë shënuar fitore të lehtë në duel me Vushtrrinë, në stadiumin “Ferki Aliu”, me rezultat 2:0. Kjo fitore ia mundëson Prishtinës që së paku deri nesër të qëndrojnë në pozitën e parë në renditje. Të dy golat e fitores së sotme i realizoi Oto John, në minutat 11-të dhe 36-të. Ndërkohë, fitore si mysafire dhe me të njëjtin rezultat ka realizuar edhe Drenica, që e ka mposhtur Llapin, me dy golat e shënuar nga Alban Shillova, në minutat 28-të (pen.) dhe 42-të.