19 prill, 2023 – Fituesi i Kupës së Kosovës në futboll për këtë edicion do të vendoset ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit, në finalen e madhe. Prishtina arriti në finalen e kësaj gare pas një fitoreje të thellë 5:0 kundër Vushtrrisë në ndeshjen kthyese që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kësisoj, me rezultat të përgjithshëm 8:1, prishtinasit rikthehen në finalen e kësaj gare, ku ishin edhe në vitin 2020. Golat për Prishtinën i shënuan Hasan Hyseni (9’), Leotrim Kryeziu (16’, 26’), Bujar Pllana (56’), Mërgim Pefqeli (76’) dhe Igball Jashari (83’). Ndërkohë, Gjilani arriti të eliminojë fituesin e dy viteve të fundit të kësaj gare, Llapin, me rezultat të përgjithshëm 3:1. Në ndeshjen e kthimit para tifozëve të vet, skuadra e Zekirija Ramadanit triumfoi me shifrat 1:0. Golin e vetëm të kësaj ndeshje e realizoi Arbnor Ramadani, në minutën 36-të. Për Gjilanin kjo është hera e pestë që kualifikohet në finale të kupës, por për herë të fundit ishte në vitin e largët 2002.