Sot më 20 shkurt janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të Digitalb Kupës së Kosovës. Prishtina shënoi fitore me rezultat bindës 5:1 kundër Istogut, në ndeshjen e zhvilluar në kryeqytet. Golat për bardhekaltrit i shënuan Dren Gashi 6′,45′, Petrit Osmani 24′, Kreshnik Lushtaku 52′ dhe Gentrit Begolli 75′ (pen), derisa golin e vetëm për Istogun e realizoi Dukagjin Gashi 59′. Fitore me rezultat bindës shënoi edhe Gjilani në duel me Tefik Çangën, me rezultat 6:0. Katër gola për Gjilanin i shënoi Gëzim Rusi 18′, 40′, 65′ e 85′, derisa me nga një gol kontribuan Alban Rexhepi 80′ dhe Shkëmbim Salihu 89′. Ndërkohë tutje në rrethin e tretë ka kaluar edhe Drenica, që e mposhti KEK-un, me shifrat 2:0.
E premte: 19.02.2016
Trepça ’89 – Liria 1-0
E shtunë: 20.02.2016
Prishtina – Istogu 5-1
Gjilani – Tefik Çanga 6-0
Drenica – KEK-u 2-0
E diel: 21.02.2016
Drita – Hajvalia SSK Ora 13.30
G.Nuza, D.Preniqi, F.Berisha, B.Jahmurataj
Vushtrria – Llapi Ora 13.30
K.Vula, L.Muhadri, R.Hyseni
Dukagjini – Ferizaj Ora 13.30
M.Baliu, F.Abrashi, F.Sekiraqa