2 korrik, 2019 – Skuadra nënkampione, Prishtina, nuk ka arritur të kalojë në rrethin e parë të kualifikimeve në Europa League, pasi në ndeshjen e kthimit të rrethi paraeliminator ka pësuar humbje nga skuadra e Gjibraltarit, St Joseph’s, me rezultat 0:2. Golat për skuadrën nga Gjibraltari i shënuan Villar në minutën e 75-të dhe Pena në minutën e 80-të. Duhet theksuar se Prishtina që nga minuta e 48-të luajti me dy lojtarë më pak, pas përjashtimit të Armend Dallkut dhe Leutrim Bekteshit. Në ndeshjen e parë që u zhvillua javën e kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri” këto dy skuadra barazuan 1:1. Kësisoj, Prishtina e humbi një rast të mirë që në rrethin e parë kualifikues të jetë nikoqir i kampionit të shumëfishtë të Skocisë, Glasgow Rangers.