13 korrik, 2021 – Skuadra kampione e Kosovës, Prishtina, është eliminuar në raundin e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Bardhekaltrit kanë pësuar humbje edhe në ndeshjen e kthimit në “Fadil Vokrri” në duel me skuadrën hungareze, Ferencvaros, me rezultat 1:3. Në ndeshjen e parë në Budapest prishtinasit kishin pësuar humbje me shifrat 3:0. Të tre golat për hungarezët i realizoi futbollisti shqiptar, Myrto Uzuni, derisa golin e vetëm për Prishtinën e shënoi Mendurim Hoti. Prishtina tani do t’i vazhdojë garat në Conference League.