27 shkurt, 2021 – Prishtina ka vazhduar serinë pozitive, duke shënuar fitore me rezultat 2:1, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë në duel me Trepçën’89, në kuadër të javës së 22-të në Superligë. Prishtina kaloi në epërsi me golin e Lumbardh Dellovës, në minutën e 52-të. Shifrat i barazoi Arbnor Muja në minutën e parë të kohës shtesë. Megjithatë, krejt në fundin e ndeshjes Leonit Abazi shënoi për fitoren e Prishtinës. Me këto tri pikë Prishtina ngjitet në pozitën e dytë në renditje me 44 pikë, aq sa ka edhe Drita, në pozitën e tretë, por me një ndeshje më pak, derisa Ballkani kryeson me 45 pikë, po ashtu me një ndeshje më pak. Për Trepçën’89 kjo ishte humbja e parë në stinorin pranveror në Mitrovicë.