Është mbajtur turneu tradicional “Kupa e Qyteteve “ për nder të heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, që organizohet tradicionalisht nga Komisioni i futsallit i FFK-së në bashkëpunim me Komunën e Junikut.
Turneu është mbajtur në Junik me pjesëmarrjen e 8 qyteteve, Prishtina, Mitrovica, Gjilani, Gjakova, Podujeva, Rahoveci, Deçani dhe Juniku.
Fitues i turneut për vitin 2020 është qyteti i Prishtinës ku në finale e mposhti qytetin e Gjilanit, me rezultat 4:1.
Në përmbyllje te turneut shpërblimet për zyrtaret e ndeshjeve i ndau kryetari i Veteranëve të UÇK-së z. Avdyl Mushkolaj, ndërsa medaljet për vendin e 2-të i ndanë anëtari i Komisionit të Futsallit, Agim Avdyli dhe Kadri Shala nga KK i Junikut. Ndërsa, medaljet për vendin e 1-rë i ndanë nipi i heroit Edmond Hoxha, z.Zgjim Isufaj dhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ndërsa Kupën kapitenit të Prishtinës ia dorëzoi z.Agron Kuqi kryetar i Komunës së Juniku.