29 qershor, 2017 – Skuadra nënkampione e Vala Superligës, Prishtina, ka debutuar me humbje në parakualifikimet për Europa League. Skuadra e kryeqytetit ka pësuar humbje si mysafire me rezultat të thellë, 5:0, në ndeshjen e parë kundër Norrkopingut. Skuadra e drejtuar nga Arsim Thaçi nuk u tregua sa duhet e vëmendshme në mbrojtje në pjesën e parë dhe këtë e shfrytëzuan futbollistët e skuadrës suedeze, të cilët shënuan pesë gola në portën e Alban Muqiqit. David Moberg Karlsson (10’), Sebastian Andersson (24’), Niclas Eliasson (26’) dhe Kalle Holmberg (31’ dhe 40’) shënuan për vendasit. Në pjesën e dytë paraqitja e Prishtinës ishte më e mirë, por nuk arriti të ndryshojë asgjë në rezultat. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të enjten e ardhshme në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.