6 korrik, 2021 – Skuadra kampione e Kosovës në futboll, Prishtina ka pësuar humbje në ndeshjen e parë si mysafire në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, nga kampioni i Hungarisë, Ferencvaroshi, me rezultat 3:0.

Ndeshja u zhvillua të martën në Budapest, kurse ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Prishtinë.

Golin e parë e shënoi në minutën e 71-të nëpërmjet Nguen Tokmac, kurse të dytin tre minuta më vonë nëpërmjet Ryan Mmaee. Golin e tretë e shënoi Miha Bllazhiq në minutë ne 77-të.