31 mars, 2021 – Para fillimit të ndeshjes kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”, presidenti Agim Ademi dhe delegacioni i FFK-së është pritur ngrohtësisht nga presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales. Ai i ka dëshiruar mirëseardhje presidentit Ademi në Spanjë, teksa ka theksuar se futbolli duhet të qëndrojë larg politikës dhe se duhet të ndjeheni sikur në shtëpinë tuaj. Edhe presidenti Ademi e ka falënderuar homologun e tij Rubiales për mikpritjen e jashtëzakonshme  dhe është shprehur i gatshëm për bashkëpunim ndërmjet të dy federatave. Ai po ashtu ka thënë se Kosova është e nderuar që luan me një ekip të madh si Spanja. Në fund, të dy presidentët kanë shkëmbyer dhurata dhe i kanë dëshiruar fat njëri-tjetrit për ndeshjen e sotme.