Federata e Futbollit e Kosovës njofton mediat se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjet si mysafirë:
Maqedoni e Veriut – Kosovë (Play Off Euro 2020) – 8 Tetor 2020, Stadiumi “Todor Proeski”, Shkup, Maqedoni e Veriut
Greqi – Kosovë (UEFA Nations League) – 14 Tetor 2020, Stadiumi “Spyros Louis”, Athinë, Greqi

Për të aplikuar për akreditim ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm

https://ffk-media.com/

Afati i fundit për aplikim është 4 tetor 2020.

Kërkesat e pranuara pas këtij afati do të merren në shqyrtim varësisht prej vendeve të lira në dispozicion.
Njoftimin për statusin e kërkesës suaj për akreditim do ta merrni deri me datën 6 tetor 2020.

Paraprakisht ju bëjmë me dije se numri i paraparë për përfaqësuesit e mediave të Kosovës është tejet i limituar. Për hyrje në Maqedoni duhet edhe testi për Covid-19, kurse për Greqi duhet të jeni të pajisur me vizë.