4 janar, 2017 – Përfaqësuesja U-17 ka vazhduar me punë intensive edhe në ditën e tretë të grumbullimit në Durrës. Edhe gjatë ditës së sotme është punuar me përkushtim të madh, ku paradite stërvitja dy orëshe është kryer në Kavajë, derisa në orët e mbrëmjes në kompleksin ‘Internacional’ në Pezë. Përzgjedhësi Besnik Kollari me ndihmësit e tij janë përkujdesur për çdo detaj në ushtrime, ku kryesisht është punuar në kordinim tekniko-taktik në mbrojtje dhe sulm, në mënyrë që grupi i futbollistëve të përgatitet sa më mirë për turneun “Mercedes Benz Aegean Cup” që mbahet në mesin e këtij muaj në Kusadasi të Turqisë.
[su_youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Lc8oYnDJ5Mk” width=”360″ height=”260″]

Deklaruan pas stërvitjeve
Altin Lutolli: Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij grumbullimi. Po ashtu jam shumë i kënaqur me stërvitjet dhe me punën e trajnerëve. Ndjehem shumë krenar për Kosovën. Jam i gëzuar që do të shkojmë në turne në Turqi, pasi ai do të na shërbejë për t’u kalitur për kualifikimet e Evropianit. Po i shijoj këto ditë me grupin, pasi kemi harmoni shumë të mirë.
 
 
 
 
 
 
Albin Mehmeti: Ndjehem shumë i kënaqur që jam pjesë e këtyre grumbullimeve dhe me punën e trajnerëve. Shpresoj që të kemi suksese të mëtutjeshme në ndeshjet në Turqi. Mendoj se kemi një grup të mirë, por do të jenë ndeshjet ato të cilat do të tregojnë më mirë se cila është forca jonë reale.
 
 
 
 
 
 
 
Deniz Sadiku: I falënderoj trajnerët për përkushtimin që kanë ndaj nesh. Kemi bërë një punë intensive dhe shpresoj që në të ardhmen do të kemi edhe rezultate pozitive. SI grup jemi duke funksionuar shumë mirë. Atmosfera në grup mes lojtarëve është shumë e mirë.
 
 
 
 
 
 
Albin Prapashtica: Ndjehem shumë mirë që po marr pjesë në këtë grumbullim. Kam qenë edhe në stërvitjet e tjera që i kemi mbajtur në Kosovë, por ky grumbullim është më intensiv, pasi po punojmë nga dy herë në ditë. Pjesëmarrja në Përfaqësuese më jep motiv të madh për të ardhmen.
 
 
 
 
 
Endrit Demolli: Jam krenar që jam pjesë e grumbullimit të Përfaqësueses U-17. Jam i kënaqur dhe i falënderoj trajnerët për punën që janë duke e bërë me ne gjatë këtyre ditëve. Shpresoj që të kemi suksese në të ardhmen. Gjatë këtij kampi po kalojmë shumë mirë si me trajnerët, ashtu edhe me grupin e futbollistëve.
 
 
 
 
 
 
Qëndrim Zyba: Ndihem shumë krenar që jam pjesë e Përfaqësueses U-17. E kemi një ekip që synojmë të ngjitemi sa më lart në kualifikueset e Evropianit dhe puna që po e bëjmë në këtë grumbullim është pjesë e atij procesi. Harmonia në ekip është shumë e mirë, edhe pse kemi pak kohë që jemi bashkë. Ky grumbullim na ka mundësuar ta njohim më mirë njëri-tjetrin. Besoj se puna që jemi duke e bërë me trajnerët do të na shërbejë të avancohemi edhe më shumë.
 
 
 
 
 
Adonis Sopa: E kam kapërcyer procesin e përzgjedhjes së lojtarëve që nga fillimi dhe jam i nderuar që jam pjesë e këtij kampi. Trajnerët janë duke e bërë një punë të mrekullueshme me ne dhe besoj se kjo do të jep rezultate dhe ne do t’i arrijmë qëllimet tona.
 
 
 
 
 
Adni Zeqiri: Hera e parë që jam grumbulluar me Përfaqësuesen ka qenë në shtator. I kam kaluar testet me sukses dhe trajnerët janë duke e bërë një punë shumë të mirë, pasi na shpjegojnë çdo gjë që nuk e kemi në rregull. Po ashtu edhe me shokët jemi të bashkuar si grup. Besoj se në Turqi do të shkojmë të përgatitur dhe do të arrijmë rezultate të mira. Më vjen mirë që i përfaqësoj shqiptarët e Maqedonisë duke qenë e pjesë e Përfaqësueses së Kosovës dhe besoj se me këtë punë që po e bëjmë do të arrijmë rezultate të mira.