17 mars, 2022 – Ramiz Sadiku është skuadra e fundit gjysmëfinaliste e Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra kryeqytetase që garon në Ligën e Parë, të enjten, arriti ta mposhtë skuadrën që garon në Ligën e Dytë, KEK-un, me rezultat 2:1. Golat për Ramiz Sadikun i shënuan Guri Hana (3’) dhe Armend Misini (48’), derisa golin e vetëm për skuadrën nga Obiliqi e realizoi Meridan Ramadani (57’). Kësisoj, Ramiz Sadiku i është bashkuar tri skuadrave të Superligës, Llapit, Prishtinës e Dritës në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Do theksuar se për herë të parë VAR-i u implementua edhe në një stadium të Ligës së Parë.