11 maj, 2021 – Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani ka shpërthyer me dy gola në mbrëmjen e sotme në Superligën e Turqisë, duke e ndihmuar skuadrën e tij Erzurum BB që t’i gëzohet fitores si mysafire ndaj Alanyasporit, në kuadër të xhiros së 39-të, me rezultat 3:2. Dardani ynë gjeti rrugën e golit në minutat 45-të dhe 73-të, teksa ishte lojtari më i mirë i ndeshjes. Ai nga faqja e specializuar e statistikave “SofaScore” u vlerësua me notën 7.8, që ishte nota më e lartë te Erzurum BB.
Në 11 ndeshjet e zhvilluara në elitën turke, Rashani ka arritur të shënojë 4 gola.