6 shkurt, 2022 – Sulmuesi anësor i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani ka gjetur sërish rrugën e golit në kampionatin francez, Ligue 1. Rashani ka shënuar golin e fitores për skuadrën e tij Clermont në udhëtim kundër Nices (1:0). Ylli dardan shënoi në minutën e 77-të të ndeshjes nga afërsia, duke regjistruar kësisoj golin e tij të pestë në këtë edicion në Ligue 1, por të parin në vitin 2022. Ai luajti titullar në këtë ndeshje deri në minutën e 85-të. Pas kësaj fitoreje, skuadra e tij Clermont renditet në vendin e 15-të, me 24 pikë.