29 gusht, 2021 – Elbasan Rashani është duke gëzuar formë shumë të mirë pas transferimit në kampionatin francez me skuadrën Clermont Foot. Rashani sot ka shënuar gol dhe ka asistuar në një gol tjetër për ta ndihmuar skuadrën e tij për të barazuar 2:2 para tifozëve të vet me Metz. Ky ishte goli i tretë për futbollistin dardan në Ligue 1, pasi javën e kaluar realizoi dy gola në duel me Lyonin, derisa ka realizuar edhe dy asistime në katër ndeshje të zhvilluara.