19 shkurt, 2022 – Sulmuesi anësor i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, e ka realizuar golin e tij të parë në Premier League dhe atë pikërisht ndaj gjigantit anglez, Liverpool. Rashica shënoi në minutën e 48-të, pas një gjuajtje nga distanca, e cila u devijua nga mbrojtësi Joel Matip. Megjithatë, ky gol nuk i mjaftoi skuadrës së Rashicës, Norwich City për të marrë rezultat pozitiv në këtë ndeshje, pasi në vazhdim Liverpooli e përmbysi rezultatin me golat e Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Luis Diaz.