9 janar, 2022 – Sulmuesi anësor i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është kthyer në fushën e gjelbër pas një muaji pushimi si pasojë e lëndimit. Ylli ynë dardan është paraqitur në ndeshjen e sotme që skuadra e tij Norwich City e fitoi ndaj Charltonit, 1:0. Ka qenë pikërisht Rashica, ai, i cili ka realizuar golin e vetëm të ndeshjes, duke u kthyer në mënyrën më të mirë të mundshme pas lëndimit. Kjo ndeshje i takoi rrethit të 1/32 së finales së garës më masovike të futbollit anglez, FA Cup. Rashica shënoi nga afërsia në minutën e 80-të të ndeshjes.