Komesari i Garave për Raiffeisen Superligë dhe Ligën e parë, Ismet Ahmeti, më datë 07.06.2016 , shqyrtoi ankesën e paralajmëruar të klubit të futbollit “Lepenci“ nga Kaçaniku në aktivizimin e lojtarit Besmir Xhika, me numër të librezës sportive 306/8 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 6 për klubin e futbollit “ Vitia“ nga Vitia në ndeshjen e barazhit – përcaktuese për Ligën e parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VITIA – LEPENCI , e zhvilluar me datë 05.06.2016 në stadiumin “Agron Rama“ në Kaçanik, dhe për të njëjtën solli këtë;
V E N D I M
Refuzohet ankesa e klubit të futbollit “Lepenci“ nga Kaçaniku, e paralajmëruar në raportin zyrtar dhe ndeshjen e barazhit – përcaktuese për Ligën e parë; Vitia – Lepenci 3:3 (6:4 pas ekzekutimit të penalltive) e zhvilluar në Kastriot, më datë 05.06.2016 e regjistron me rezultatin e arritur në fushë.
A r s y e t i m
Komesari i Garave në rastin e sjelljes së këtij vendimi për bazë kishte vendimin e Komisionit për ankesa të shkallës së dytë të datës 04.03.2016, i cili prish vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë dhe lojtarin Besmir Xhika e shpallë të pafajshëm, me të drejtë të aktivizimit për ndeshjet vijuese zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federates së Futbollit të Kosovës.
Prishtinë, datë 07.06.2016