Sot më 18 shtator sekretari i përgjithshëm i FFK-së z. Eroll Salihu mbajti një konferencë me gazetarë. Duke i përshëndetur në emër të FFK-së gazetarët e pranishëm sekretari Salihu, theksoi nevojën e bashkëpunimit të mirëfilltë të mediave dhe FFK-së. Në vazhdim z. Salihu i njohu mediat për ndeshjen miqësore që do të zhvillohet me veteranët e futbollit të Gjermanisë dhe të Kosovës, që do të zhvillohet më 26 shtator në orën 16.00 në stadiumin e qytetit në Prishtinë.
Çështja tjetër që sekretari Eroll Salihu e potencoi në këtë konference me media ishte shkrimet e fundit që një gazetë në vazhdimësi po shkruan të pavërteta. Po flitet për një shumë parash marramendëse sipas gazetës “Zëri”, kinse ka përfituar FFK-ja. Do të ishim të kënaqur sikur të kishim aq përfitime dhe do të ndihmonim edhe më shumë klubet se deri me tash. Është interesante se këto shkrime vijnë pas fitores kundër Omanit, që iu gëzuam të gjithë, dhe kjo sikur i pengoi gazetës apo individëve të caktuar që për ne janë të njohur dhe ne jemi të detyruar të marrim të gjitha masat. Ne do të dalim me shifra të sakta. Duhet ta kemi të qartë se ndeshjet ndërkombëtare aranzhohen nga agjentët e FIFA dhe agjentët që merren me organizimin e ndeshjeve. Ata paraprakisht tregojnë kushtet e tyre dhe ne duhet të shohim. Na habit fakti edhe disave që paraprakisht marrin rolin e zëdhënëse të tjerëve. Ne jemi OJQ dhe jemi përgjegjës para Kuvendit të FFK-së, ATK, ministrisë së financave, ministrisë ë administratës publike, MKRS-së dhe kemi auditorin e jashtëm veç komisionit të pavarur për financa. Të jeni të bindur se asnjë cent nuk hyn e as nuk del jashtë llogarisë së FFK-së asgjë me para në dorë, pra në mënyrë jashtëzakonisht të rregullt. Të shikojmë radhas ndeshjet. Të shohim ndeshjen Kosova-Haiti, fitimi për këtë ndeshje është 825 euro dhe duhet ta dini që kombëtares së Haitit për ndeshje është dashur t’i paguhet mbi 100 mijë euro. Ndërsa në ndeshjen Kosova-Turqia fitimi është diku rrethe 93 mijë euro dhe 45 mijë euro nga RTK-ja të cilat ende nuk i ka paguar. Kosova-Sengali, organizatori ka marrë për obligim që të bartë gjitha shpenzimet për përfaqësuesen e Kosovës dhe për zyrtarë të FFK-së. Kjo është e vërteta dhe jo siç pretendojnë disa. Pastaj kemi një vërejtje ndaj RTK-së, e cila po reklamon ndeshjen Prishtina-Vëllaznimi në siglën Kampionati i Kosovës pa përmendur Raiffeisen-superliga e Kosovës . Kjo është papranueshme. Me gjithë respektin për këtë medium publik që e kemi ndërtuar me mund e gjak, ndaj RTK-ja duhet të mënjanojë këto të meta sepse ky është medium publik. Sa i përket mostransmetimit të ndeshjes, Kosova-Omani, RTK-ja as që është diskutua me ndonjë çmim, por i ndodhur përballë presionit publik ka shtrëmbëruar faktet. Ne e ftojmë RTK-në dhe personat përgjegjës që të mos mbron interesat e individëve, sepse ka obligim që ndeshjet e përfaqësueses ti transmetojë.
Po ashtu po ju njoftojë se FFK-ja bashkë me FSHF-në po punon në shkollimin e trajnerëve për t’u pajisur më licenca “A” dhe “B”. Ju garantojë se FFK-ja është gjithmonë e hapur me të gjithë.