28 qershor, 2021 – Sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, sot priti në takim komandantin e KFOR-it, z. Franco Federici, me të cilin bashkëbiseduan për procesin e shtrirjes së infrastrukturës sportive në Kosovë veçanërisht në kampet të cilat janë planifikuara të ndërtohen. Një projekt i tillë pritet të ndërtohet në Batllavë dhe i njëjti do të jetë në shërbim të grupmoshave të reja. Komandanti Federici u shpreh i gatshëm që të ndihmojë në realizimin e këtij projekti, duke siguruar makinerinë e nevojshme, ndërsa ditët në vijim pritet edhe një tjetër takim mes përfaqësuesve të KFOR-it me ekspertët e kësaj lëmie dhe me presidentin Agim Ademi, për ta konkretizuar marrëveshjen. Sekretari Salihu falënderoi komandantin e KFOR-it për gatishmërinë e bashkëpunimit, derisa në shenjë respekti i dhuroi fanellën e Kombëtares së Kosovës.