2 qershor, 2017 – Nën organizimin e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe me përkrahjen e UEFA-s, në Prishtinë dje ka filluar seminari dyditor me vëzhguesit e gjyqtarëve. Në seminar është duke ligjëruar Alan Snoddy – instruktor i UEFA-s për çështje të referimit. Me anë të këtij seminari Komisioni i Gjyqtarëve synon që krahas rritjes së cilësisë së gjyqtarëve, të rrisë edhe cilësinë e vëzhguesve të gjyqtarëve. Punimet e këtij seminari do të mbyllen sot.