8 prill 2021 – Agim Agushi dhe Bujar Ajeti, sot, regjistruan rekordin e ri Guinness në disiplinën “Zhonglimi i topit të futbollit në çifte”. Kjo garë u zhvillua para selisë së Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila njëherësh përkrahu dy sportistët kosovarë për të shënuar këtë sukses. Rekordi aktual u arrit në 34 minuta e 02 sekonda, derisa ai paraprak ishte 32:11, po ashtu nga Agim Agushi, i cili në çift kishte Leotrim Agushin. Gara u zhvillua në prezencën e Albert Bunjakut dhe Muharrem Sahitit në cilësinë e dëshmitarëve të licencuar, ndërsa matës të kohës me kronometër ishin Eroll Salihu dhe Edmond Rugova.