21 dhjetor, 2020 – Komisioni i Garave e ka caktuar terminin e tërheqjes së shortit për fazën e 1/8-së së finales së Kupës së Kosovës. Çiftet e kësaj faze do të mësohen më 11 janar në orën 13:00, teksa ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 10 shkurt.