21 mars, 2021 – Ndeshja e javës së 20-të në Grupin B të Ligës së Parë ndërmjet Ulpianës dhe Vitisë, e paraparë për t’u zhvilluar sot është shtyrë dhe do të luhet të mërkurën në orën 13:00. Kjo për shkak se fusha e stadiumit në Shtime ishte e mbuluar me borë. Përkundër përpjekjeve të skuadrës nikoqire për ta pastruar fushën, reshjet e vazhdueshme e pamundësuan një gjë të tillë dhe krijimin e kushteve për lojë.