Sonte në orën 20:00, në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih, do të zhvillohet ndeshja miqësore Kosovë – Shqipëri. Ky takim pritet me kërshëri të madhe nga futbolldashësit shqiptar kudo në botë, por pa dyshim që shqiptarët që jetojnë në Diasporë, e sidomos ata në Zvicër do ta kenë rastin që emocionet e kësaj përballje vëllazërore t’i përjetojnë në stadium, ku pritet një festë e madhe e shqiptarëve. Të gjithë ata që ende nuk e kanë siguruar një biletë për këtë ndeshje këtë mund ta bëjnë edhe gjatë ditës së sotme me blerje online në linkun
https://www.starticket.ch/fr/tickets/fussball-landerspiel-kosovo-vs-albanien-20180529-2000-letzigrund-zurich
Si dhe në pikën e shitjes: Posta, Manor, Coop City