8 dhjetor, 2018 – Federata e Futbollit e Kosovës po punon pareshtur në të gjitha segmentet me qëllim që në të ardhmen të ketë paraqitje sa më të mira me ekipet e kombëtareve në fushatat kualifikuese. Kësisoj, sot, në Cyrih ka filluar kampi i radhës dyditor i Kombëtares U15. Pas kampit në Gjermani, trajnerët Gazmend Haliti, Isa Sadriu, Besnik Kollari dhe Valmir Bytyqi janë zhvendosur në Zvicër, ku Federata e Futbollit e Kosovës e ka mundësuar mbajtjen e kampit të radhës për seleksionimin e talenteve të futbollit të kësaj grupmoshe që aktivizohen në klubet zvicerane. Në këtë kamp po marrin pjesë 70 futbollistë dhe përkushtimi dhe motivi për të treguar cilësitë e tyre para trajnerëve është i madh.