23 mars, 2022 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se shitja e biletave për ndeshjen miqësore Kosova – Burkina Faso, krahas dy pikave të shitjes së kompanisë “Artmotion” në Prishtinë, sot do të fillojë edhe në pikat e kësaj kompanie në 8 qytet tjera në: Mitrovicë, Vushtrri, Podujevë, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë, Pejë dhe Prizren.
Shitja e biletave në këto qytete fillon në orën 13:00.
Miqësorja Kosovë-Burkina Faso, do të zhvillohet të enjten, më 24 mars në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.