15 janar, 2021 – Sot dhe nesër duke filluar nga ora 17:00, mbahet turneu eEuro2021 në lojën elektronike Pes2021, në formë online.
4 lojtarët më të mirë të ditës së sotme dhe 4 lojtarët më të mirë të ditës së nesërme do të takohen në “play-off”, që do të zhvillohet më 29 janar.
Ndërsa, dy fituesit e këtij turneu do ta përfaqësojnë Kosovën në kualifikimet online të Evropianit.
Ndryshe nga viti i kaluar kur turneu ishte mbajtur fizikisht në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, këtë vit turneu do të mbahet online, duke e shfrytëzuar platformën online të UEFA-së.
Për info tjera dhe të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesëmarrës në turne, por që ende nuk janë regjistruar, atëherë mund të klikojnë në linkun:
https://eeuro.eslgaming.com/kosovo
Rregullat:
Lojtari duhet të jetë i moshës 16+
Lojtari duhet të ketë shtetësi të Kosovës