27 janar, 2023 – Sot në selinë e FFK-së, në orën 11:00, do të mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm. Pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë miratimi i Statutit dhe akteve tjera normative të nevojshme. Draft-Statuti është hartuar nga muaj prill i vitit të kaluar nga ekipi i përbërë prej tre zyrtarëve të UEFA-s, dy zyrtarëve të FIFA-s dhe nga komisioni i ekspertëve të FFK-së, në harmonizim të plotë me statutet e dy institucioneve të futbollit.

Punimet e Kuvendit të FFK-së do të transmetohen në kanalin zyrtar të FFK-së në Youtube.