2 prill, 2021 – Federata e Futbollit e Kosovës sqaron se nuk ka marrëveshje me asnjë operator për transmetimin e ndeshjeve të Ligës së Parë. FFK pret që në të ardhmen të ketë kompani mediatike të interesuara për blerjen në tërësi të drejtave televizive edhe për Ligën e Parë, duke pasur parasysh rritjen e cilësisë së kësaj lige, por edhe interesimin e dashamirëve të futbollit për ndeshjet e kësaj kategorie.