Më datë 15.11.2015 (e diel ) nga ora 11:00 në ambientet e hotelit ” ROYAL ” në lagjen Pejton në Prishtinë do të mbahet seminari për gjyqtarë e futbollit nga të gjitha nivelet dhe kategoritë poseduese si dhe kontrollorët e referimit.
Temat të cilat do të shtjellohen në këtë seminar do të jenë:
1.Bashkëpunimi i gjyqtarit kryesor me asistentët
2.Penalizimet e kundërvajtjeve në zonën e rrezikimit
3.Temë e lirë – sipas zgjedhjes
Ligjërues në këtë seminar do të jetë BEKIM ZOGAJ – gjyqtar futbolli me thirrje të gjyqtarit ndërkombëtar. Ardhja është e obligueshme për të gjithë gjyqtarët e futbollit dhe
Kontrollorët e referimit (të evidentuar në listat e Komisionit për Gjyqtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës).
Prishtinë, 11.11.2015
Kryetari i Komisionit: PËRPARIM HASANI