1 dhjetor, 2020 – Ndeshja e mbetur e javës së parë në Superligë, ndërmjet Dritës dhe Llapit, do të zhvillohet këtë të enjte, në stadiumin e qytetit në Gjilan, në orën 13:00. Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të pjesëmarrjes së Dritës si kampione e Kosovës në garat evropiane. Drita aktualisht pas 13 ndeshjeve të zhvilluara zë pozitën e dytë me 30 pikë, derisa Llapi pas 14 ndeshjeve të luajtura ka 11 pikë në pozitën e parafundit.