Seminar me klube
Nesër më 12 nëntor zyrtari i lartë i UEFA-s, David Petriashvilli do të vizitojë FFK-në dhe do të mbajë një seminar për të gjithë përfaqësuesit e klubeve të futbollit të Kosovës, përfshirë edhe ato të futsallit. Seminari është i domodoshëm dhe si nevojë e përgatitjes së klubeve konform Akteve normative të UEFA-s para pranimit të FFK-së në UEFA. Seminari mbahet në hotel “Emerald” dhe fillon në orën 13.30.