5 dhjetor, 2020 – Të martën, më 8 dhjetor, në orën 13:00 në selinë e FFK-së do të bëhet tërheqja e shortit për rrethin e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës. Në këtë rreth do të marrin pjesë 32 skuadra, ku do të përfshihen klubet e Superligës e Ligës së Parë, si dhe dy skuadrat që e kanë siguruar kalimin në këtë rreth nga tri fazat e para ku ishin të përfshira klubet e Ligës së Dytë dhe Ligës së Tretë.