prishtina-llapiTë mërkurën zhvillohen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll. Në Merdar, Llapi do të jetë mikpritës i Prishtinës, kurse në Gjilan, Drita ballafaqohet me Trepçën’89. Prishtina udhëton me kapital të madh, ngase në ndeshjen e parë ka shënuar fitore 3:0, mirëpo sigurisht se llapjanët do të bëjnë çmos që ta përmbysin këtë epërsi në 90 minutshin e dytë para tifozëve të vet. Ndeshje joshëse dhe me rivalitet të madh pritet të jetë edhe në Gjilan, duke pasur parasysh faktin se Trepça’89 në shtëpi kishte fituar me rezultat të ngushtë, 1:0.
Digitalb Kupa e Kosovës
E mërkure 18.05.2016, në orën 15.30
Llapi – Prishtina
B.Gashi, D. Preniqi, F. Berisha, S. Isufi
 
Drita – Trepça ‘89
G. Nuza, B.Selimaj, F. Sekiraqa, A. Tahiri