17 maj, 2021 – Të mërkurën (më 19 maj) në orën 16:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave, KFF Mitrovica – KFF Kosova VR (P). Edhe kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, vetëm me pjesëmarrjen e zyrtarëve të klubeve dhe mysafirëve të paraparë me protokollin antiCovid19.