29 janar, 2018 – Turneu përkujtimor kushtuar heronjve të Kosovës, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, ndryshe i njohur edhe si Kupa e qyteteve në futsall, ka arritur në pjesën finale, pasi që janë zhvilluar ndeshjet deri në gjysmëfinale në dy qytete të Kosovës në Junik dhe Podujevë, derisa në kryeqytet do të zhvillohet ndeshja finale ndërmjet Liburnit Gjakovë dhe Skenderajt.  Ndeshja finale do të zhvillohet më 31 janar, në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, në orën 18:00.