17 maj, 2021 – Ndeshja e barazhit e Ligës së Parë, ndërmjet Dukagjinit dhe Flamurtarit, do të zhvillohet të premten në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 15:00. Fituesi i kësaj përballje më pas do të luajë ndeshjen e barazhit për hyrje në Superligë, me skuadrën e cila në fund të kampionatit do të renditet në pozitën e 8-të.