9 shtator, 2020 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton klubet e juniorëve dhe kadetëve se të premten më 11 shtator bëhet tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave. Shorti për Superligën e juniorëve tërhiqet në orën 11:00, për Ligën e parë të juniorëve në orën 11:20 dhe shorti për Ligën e Kadetëve në orën 11:30.