29 nëntor, 2019 – Të shtunën do të zhvillohen ndeshjet e rrethit të dytë të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave. Në shortin e tërhequr të mërkurën u vendos që fituesi i ndeshjes Vizioni – Mitrovica në gjysmëfinale të luajë me Feronikelin, që në këtë rreth kaloi tutje pa lojë. Në rast të rezultatit të barabartë në ndeshjet e rrethit të dytë, atëherë do të ketë vazhdime dy herë nga 15 minuta, e nëse përsëri nuk do të ketë fitues, atëherë do të ekzekutohen penalltitë.
Rrethi i dytë
E shtunë, ora 11.00 Vizioni – Mitrovica
E shtunë, ora 13.30 Llapi – Jakova