E nderuara familje e Ferki Rashicës!
Lajmi për vdekjen e hershme dhe të papritur të Ferki Rashicës, na ka pikëlluar të gjithëve, ndaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Kosovës të Ju shprehim ngushëllimet tonë më të thella dhe të sinqerta me rastin e vdekjes së familjarit tuaj Ferki Rashicës.
Ferkiu ishte një futbollist i shquar dhe i respektuar në futbollin e Kosovës. I dashur dhe me frymë sportive që do të mbetet shembull për brezat që vijnë, e që do ta kujtojmë përherë.
Në këto momente të dhembjes tuaj jemi pranë jush që të përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj.
Me respekt
Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së